LAJME

Kurti: Do t’i strehojmë 20 gazetarë ukrainas

Kurti: Do t’i strehojmë 20 gazetarë ukrainas
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2022, 18:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se Kosova do t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina.

Ai tha se këtë po e bëjnë në shenjë solidariteti me ukrainasit, të cilët u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre si shkak i pushtimit rus.

“Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) dhe Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medies (ECPMF), ne do t’u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 150 mijë euro për t’i paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për gjashtë muaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika