Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit në rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, po akuzohet për kërcënimin e tij.
Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja.





