LAJME

Kurti: Dëshirojmë të merremi vesh për një president konsensual

Kurti: Dëshirojmë të merremi vesh për një president konsensual
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2026, 09:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të partisë që ai udhëheq se presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual dhe se për këtë dëshiron të ketë marrëveshje me partitë e tjera, që të evitohen zgjedhjet e reja, raporton Ekonomia Online.

“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull, të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri dhe për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha ai.

Ai uroi edhe 100 kadetët të cilët sot iu bashkuan Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sot ishte një ditë e suksesshme dhe e gëzuar më Ministrinë e Drejtësisë, për drejtësinë në Kosovë për Shërbimin Korrektues në Kosovë, meqë trajnimin 5-mujor 100 kadetë e kryen me sukses të cilët nga tani do jenë 100 oficerë”, tha ai./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika