LAJME

Kur të tjerët rrisin çmimet, IBAS ul ato dhe shton përfitimet për klientët

Kur të tjerët rrisin çmimet, IBAS ul ato dhe shton përfitimet për klientët
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2026, 15:23

Prishtinë, 25.06.2026 – Në një periudhë kur kostot në treg po rriten, IBAS po ndjek një qasje të kundërt: përdorimin e teknologjisë, automatizimit dhe ekonomisë së shkallës për të ulur kostot për klientët dhe për të ofruar më shumë vlerë në shërbimet financiare dhe digjitale.

Si pjesë e avancimit të produkteve dhe shërbimeve, IBAS ka zgjeruar pakon ekzistuese INTEGRA, duke e kthyer atë në një zgjidhje më të plotë për klientët që kërkojnë qasje më të lehtë në financim, transfere më ekonomike, kartelë të Mastercard, sigurim shëndetësor spitalor, pagesa pa tarifë dhe shërbime digjitale ndërkombëtare. Shërbime këto që secilit klient i kursejnë mbi një mijë (1,000) euro në vit.

Për vetëm 14.99 euro në muaj, klientët e IBAS përfitojnë:

  • Kredi deri në 1,000 euro PA INTERES, për 12 muaj;
  • Numër të pakufizuar të transfereve pa tarifë për dërgim të parave në Evropë ose pranim të parave nga Evropa. Dërgojnë ose pranojnë para, sa herë të duan, pa u kufizuar as në vlerë;
  • Mastercard pa pagesë;
  • Sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000 euro, falas;
  • Pagesa pa tarifë për komunalitë ose pagesat ndaj institucioneve publike;

 

Ky avancim e pozicionon pakon INTEGRA si një ofertë të integruar që kombinon në një vend kreditimin pa interes, transferet ndërkombëtare pa komision, kartelën Mastercard pa pagesë, sigurimin shëndetësor spitalor falas, dhe pagesat e përditshme pa tarifë. Për klientët, kjo nënkupton më shumë shërbime praktike dhe më pak kosto në aktivitetet e tyre të përditshme financiare.

Përveç avancimit të pakos INTEGRA, klientët e IBAS mund të përfitojnë edhe nga shërbimi eSIM Internet, i cili mundëson qasje në internet mobil në mbi 200 shtete të botës, me çmimet ndër më të ulëtat në treg. Ky shërbim është i përshtatshëm për qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit, diasporën, bizneset dhe përdoruesit që kërkojnë internet praktik, të shpejtë dhe ekonomik pa pasur nevojë për SIM kartelë fizike.

Avancimi i pakos INTEGRA është pjesë e strategjisë së IBAS për të ndërtuar një ekosistem financiar më të qasshëm, më efikas dhe më të leverdishëm për klientët në Kosovë, në diasporë dhe më gjerë. Duke kombinuar pagesat, kreditimin, transferet, kartelat, sigurimin dhe shërbimet digjitale, IBAS synon të thjeshtojë mënyrën se si klientët përdorin shërbimet financiare në jetën e përditshme.

IBAS mbetet i përkushtuar të sjellë produkte inovative që ulin barrierat, reduktojnë kostot dhe rrisin përfitimet për klientët.

Për ta nisur sot, hap llogarinë individuale përmes kësaj vegze: https://ibas.world/join-ibas/ dhe merr llogarinë INTEGRA

IBAS — Teknologji që ul koston. Shërbime që rrisin vlerën.

Vëmendje: IBAS rezervon të drejtën e aprovimit të llogarisë INTEGRA sipas politikave dhe procedurave të brendshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika