- Reklama -

Kur do të shpaloset Raporti për Kosovën dhe Paketa e Zgjerimit, Komisioni Evropian e zbardhë agjendën

Komisioni Evropian do të publikojë sot Raportin e Kosovës për vitin 2024 dhe Paketën e Zgjerimit.

Në njoftim të lëshuar për media thuhet se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, bashkë me Oliver Varhelyi, komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, do të mbajnë konferencë për media duke filluar nga ora 15:00, për Paketën e Zgjerimit 2024.Më pas, në ora 17:30, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe zëvendëskryeministrin e Besnik Bislimi, në ndërtesën e Qeverisë, do të mbajnë konferencë për media për Raportin për Kosovën për vitin 2024.

- Reklama -

Kryeministri Kurti në një konferencë të mbajtur dje, ka thënë se raporti është shumë voluminoz dhe sipas tij, qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutohet e shqyrtohet.

“Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, është shprehur Kurti të martën.

Siç u raportua Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ndërmarrin hapa në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, si dhe të obligimeve të tjera, të dala nga procesi i dialogut.

Të dyja palët rikujtohen se rrugëtimi i tyre drejt BE-së është i kushtëzuar me procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që tash është edhe formalisht obligim për të dyja vendet. /Reporteri.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort