LAJME

Ku është zhdukur kryeministri Avdullah Hoti?

Ku është zhdukur kryeministri Avdullah Hoti?
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2020, 12:49

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Kryeministri, Qeveria e të cilit u shpall jolegjitime nuk është bërë “i gjallë” që nga shpallja e vendimit të Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

I njëjti nuk ka dalë ende me një reagim nëse do ta respektojë apo jo këtë vendim të Kushtetueses.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti ka qenë shumë aktiv në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shpërndarë postime nga aktivitetet e tij të përditshme.

Aktiviteti i fundit të cilin ai e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, është i orës 19:04 minuta, gjatë përurimit të një ferme në Brakoc të Gjakovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika