Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva , është shprehur i shqetësuar lidhur me paralajmërimin se TVSh-ja nga 8% do të kthehet nga 1 janari në 18%.
Sipas tij, bizneset janë në gjendje të keqe, prandaj edhe masat që do të marrin ditëve në vazhdim për të kundërshtuar këtë vendim thotë se nuk do të jenë të mira për Qeverinë.
“Ne kemi pas një takim me ministrin Murati para 1 muaj e gjysmë diku dhe ne i’a kemi shpreh shqetësimet tona që me skadimin e vendimit që është deri me 31 dhjetor të këtij viti të vazhdohet së paku edhe për 3-4 vite për arsye se dihet në çfarë gjendje janë bizneset hoteliere dhe turistike. Mirëpo ne e pamë edhe vendimin e ATK-së, vendimin i cili nëpërmjet ATK-së është shpërnda dhe të drejtën me ju thënë është një shqetësim mjaft i madh kështu që ne me çdo formë këtë do ta kundërshtojmë” tha ai.
“Është festa kështu që po presim deri me 1, 2, 3 dhe nëse jo atëherë ne do të ulemi si kryesi e Odës dhe bashkë me të gjithë akterët që janë shoqatat tjera do të konsultohemi dhe do të shkojmë edhe në forma tjera të cilat nuk kishin me qenë mirë as për neve e as për Qeverinë” tha Sogojeva.





