Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron eskalim të situatës në ‘protestën gjithpopullore’ të thirrur për të enjten para Kuvendit e Qeverisë.
Metush Kryeziu, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së tha në Frontal të T7 se për çkado që mund të ndodhë, “përgjegjësia i bie Qeverisë”.
“Sipas informatave që i kam, të gjitha degët janë duke punuar në terren. Ta shohim situatën. Mirëpo kjo përgjegjësi i bie Qeverisë çkado që do të ndodhë”, tha Kryeziu, i cili theksoi se “deri tash jemi përmbajtur”.





