Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu ka thënë se vendimi i Kushtetuese duhet të zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.Kadri Kryeziu thotë se aktgjykimi është dënues pavarësisht se është i lehtë.“Vendimi është i dedikuar për Etem Arfin e jo për Albin Kurtin. Në vendim ka vetëm konstatime…Megjithatë vendimet duhet të jenë të qarta për qytetarët, e jo vetëm për juristët”, tha ai.
Kryeziu: Aktgjykimi është i dedikuar për Etem Arfin, jo për Albin Kurtin

Ai ka thënë se një normë kushtetuese nuk guxon ta shkatërron shtetin.
Kryeziu thotë se Gjykata nuk guxon askujt t’ia ndalojë mandatin, por proklamon normën gjyqësore.Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar edhe vonesën në shpalljen e këtij vendimi.
“Vendimi është dashur të përkthehet në gjuhën serbe dhe atë turke, pasi ai vendim është dashur të dedikohet edhe për deputetët e komuniteteve”, tha ndër të tjera Kadri Kryeziu.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

