Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Sh.T. Jeff Hovenier, me të cilin diskutuan për zhvillimin e Komunës së Prizrenit – projektet e infrastrukturës, përpjekjet për gjallërimin ekonomik dhe masat për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm urban e rural.
Kryetari Totaj priti në vizitë ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier

Gjithashtu, biseduan për trashëgiminë e pasur kulturore të Prizrenit dhe potencialit turistik, duke vënë theks në festivalet e shumta, koncertet dhe aktivitetet artistike që synojnë ta shfaqin pasurinë tonë kulturore, gjatë gjithë vitit, për audiencën vendore dhe atë ndërkombëtare, njofton faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

