Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, ka pritur në vizitë, ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Antonello De Riu, me të cilin ka diskutuar për tema të ndryshme.
“Kisha kënaqësinë ta pres sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe drejtorin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera, me ç’rast ri konfirmuam miqësinë me shtetin italian si dhe diskutuam për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës e të turizmit.





