Home LAJME Kryetari Totaj ndan pamje të Hidroelektranës së Prizrenit: Një prej perlave turistike të qytetit tonë

Kryetari Totaj ndan pamje të Hidroelektranës së Prizrenit: Një prej perlave turistike të qytetit tonë

0
Kryetari Totaj ndan pamje të Hidroelektranës së Prizrenit: Një prej perlave turistike të qytetit tonë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetin socal Facebook, u ka uruar një mëngjes të mirë qytetarëve me pamje të Hidroelektranës së Prizrenit. Ai është shprehur se kjo ndërtesë e rëndësishme, e cila ka furnizuar me rrymë Prizrenin mes viteve 1929 – 1973, është një prej perlave turistike të qytetit tonë. Kjo ndërtesë aktualisht shërben si Muze i Energjisë Elektrike të Kosovës.

”Mirëmëngjesi nga një prej perlave turistike të qytetit tonë!

Hidroelektrana e Prizrenit, e ndërtuar në vitin 1926, ka furnizuar qytetin me rrymë prej vitit ’29 deri në vitin ’73.

Në vitin 1979 kjo ndërtesë e rëndësishme, vetëm 2 kilometra larg qytetit në drejtim të Prevallës, sot është Muze i Energjisë Elektrike të Kosovës.”, ka shkruar kryetari Totaj./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here