LAJME

Kryetari Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e kushteve sa më të mira në arsim

Kryetari Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e kushteve sa më të mira në arsim
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2024, 11:56

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke theksuar që komuna do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e kushteve sa më të mira në arsim.

“Fillimi i vitit të ri shkollor është gjithmonë moment i veçantë, që simbolizon një hap para në rrugën e dijes dhe zhvillimit personal. Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe në ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor”, ka shkruar Totaj në postimin e tij.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika