LAJME

Kryetari Totaj: Bashkëndjejmë me qytetarët e komunave të goditura nga vërshimet masive

Kryetari Totaj: Bashkëndjejmë me qytetarët e komunave të goditura nga vërshimet masive
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2023, 15:18

Vërshimet në komuna të ndryshme të Kosovës kanë krijuar shqetësim për të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit. Shqetësimin e tij për situatën e krijuar në vend e ka shprehur edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai ka shkruar se shprehim gatishmërinë tonë për mbështetjen në tejkalimin e situatës së krijuar dhe ka kërkuar nga Qeveria që të marrin masat e nevojshme për t’u ndihmuar qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

‘Bashkëndjejmë me qytetarët e Komunave të Skenderajt, Mitrovicës, Klinës, Podujevës, Istogut dhe zonave të tjera të goditura nga vërshimet masive – Komuna e Prizrenit solidarizohet me të gjithë.

Shprehim gatishmërinë tonë për mbështetjen në tejkalimin e situatës së krijuar dhe kërkojmë nga Qeveria që t’i ndërmerr masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.’‘, ka shkruar kryetari Totaj./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika