LAJME

Kryetari Shaqir Totaj vizitoi Stacionin Policor në qytetin e Harrisonburgut

Kryetari Shaqir Totaj vizitoi Stacionin Policor në qytetin e Harrisonburgut
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Prill 2024, 22:39

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me drejtorin e Inspektorateve, Islam Ukimeri, në vazhdën e viztave që janë duke bërë në SHBA, sot kanë vizituar  Stacionin Policor në qytetin e Harrisonburgut.

Me këtë rast shkëmbyen njohuri mbi strategjitë e policisë dhe iniciativat e angazhimit të komunitetit, duke i shkëmbyer praktikat më të mira të zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, kryetari Totaj vizitoi edhe Spitalin “Sentara RMH Medical Center”, i cili ka reputacion për ofrimin e kujdesit mjekësor të nivelit të lartë.

“Këto vizita kanë rëndësi të veçantë në shkëmbimin dhe bashkëpunimin ndërkulturor, por, edhe në nxitjen e avancimit të qëllimeve të përbashkëta” – u shpreh Kryetari Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika