Komuna e Prizrenit, në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 24.06.2022 ( e premte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë), me fillim në orën 10:00 do të mbahet takimi i parë publik me qytetar e komunës së Prizrenit, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për takim publik me qytetarë për punën gjashtë mujore të kryetarit të Komunës, z.Shaqir Totaj
Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643, nenit 10 pika 1 dhe 2 e Udhëzimin Administrativ (MPL) Nr.03/2020 për transparencë në komuna, Kryetari i Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun organizojnë:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj, organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij dhe komunës për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2022.
Takimi Publik do të mbahet me 24.06.2022 ( e premte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë), me fillim në orën 10:00.
Në këtë takim do të keni mundësinë të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2022) dhe zhvillimet aktuale në komunë.
Në këtë takimi, qytetarët mund t’i parashtrojnë pyetje kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.
Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën 23.06.2022 në ora 16:00, në emailat: [email protected] dhe [email protected].
Njoftimi Shqip: