Zyra për informim e komunës së Prizrenit, njofton se fitën e sotme, kryetari, Shaqir Totaj, ka nënshkruar dhjetë 10 kontrata me përfituesit e projektit “Mbështetje shumëdimensionale socio-ekonomike për familjet dhe institucionet e pa favorizuara në 6 komuna të Kosovës”.
“Së bashku me OJQ “Arbeiter Samariter Bund – ASB” Kosovë, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi sot dhjetë (10) kontrata, me përfituesit e projektit “Mbështetje shumëdimensionale socio-ekonomike për familjet dhe institucionet e pa favorizuara në 6 Komuna të Kosovës”
Synimi i këtij projekti është që në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Komunën e Prizrenit të mbështeten 10 familje, shfrytëzuese të asistencës sociale, për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe themelimin e bizneseve të vogla familjare.





