Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë hyre në fuqi ditën e sotme dhe që sektori i gastronomisë do të jetë i mbyllur për 11 ditë.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shihen pamje nga bufeja e qeverisë, dhe shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karriget e bufes e po shërbehen me pije e ushqim.





