Këtë vit nga Kosova për në vendet e shenjta kanë udhëtuar 1597 haxhilerë.
Në mesin e tyre është edhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.
Ai shpreh tejet i lumtur ku me këtë rast ka uruar nga vend i shenjtë festën e Kurba Bajramit të gjithë besimtarëve islam dhe njëkohësisht ka bërë lutje për familjarë, miq, qytetarët e komunës së Dragashit e Kosovën.
Xheladinin ka publikuar fotografi tek sa shihet duke kryer ritet fetare me gjinekologun e mirënjohur Prof. Dr. Selami Sylejmani.

Shkrimi i plotë:
Sot është dita ma e mirë e vitit. Të gjith haxhit gjenden në Arafat, vend ku janë takuar Hazreti Ademi dhe Hazreti Hava nga ku ka filluar njerzimi.
Hazreti Muhamedi a.s.ka thënë se pa Arafat nuk ka Haxh të pranuar.
Thuhet se në Arafat pranohen lutjet kërkesat dhe dëshirat.
Unë përveq lutjeve personale dhe familjare jam lutur për të gjith ata që më kan vizituar që më kan uruar dhe që jan gëzuar shkuarjes time në Haxh.
Jam lutur dhe për ata që kan bërë komente negative që I Madhi Zot ti udhëzoj në rrugë të drejtë.
Jam lutur për të gjith qytetarët e komunës sime dhe për Kosovën.
I LUTËM TË MADHIT ZOT QË TË GJITHË HAXHIT E KOMUNËS SONË TË KTHEHEN NË SHTEPIT E TYRE SHËNDOSH E MIRË , ME HAXH DHE LUTJE TË PRANUARA.
Shfrytëzoj rastin që nga Qabja e Bekuar dhe nga Arafati të gjithë qytetarëve të Komunës së Dragashit, tu uroj festën e Kurban Bajramit!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoft mbi ju dhe familjet tuaja
Me respekt :
Dr.Bexhet Xheladini
Kryetar i Komunës së Dragashit
