LAJME

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, merr pjesë në konferencën rajonale për reformat në drejtësi

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, merr pjesë në konferencën rajonale për reformat në drejtësi
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2026, 19:00

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Gjyqësorit, e mbajtur më 26 dhe 27 tetor në Budva të Malit të Zi, ku është diskutuar zbatimi i reformave në drejtësi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Konferenca, me temën “Nga teoria në praktikë: Vënia në funksion e reformave në drejtësi në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka mbledhur përfaqësues të institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, gjyqtarë, prokurorë dhe profesionistë të drejtësisë nga rajoni.

Kryeziu ka marrë pjesë edhe si panelist, duke kontribuar në diskutimet për zbatimin praktik të reformave, pavarësinë dhe llogaridhënien institucionale, si dhe forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit rajonal të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili monitoron gjykimet në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Diskutimet synuan shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe identifikimin e sfidave të përbashkëta për forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e rezultateve konkrete në sistemet e drejtësisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika