Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka paralajmëruar se protestat do ta detyrojnë Qeverinë të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dy ditë më parë.
LDK-ja ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe nga ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për dështimin institucional karshi rastit të Zekajt.
“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, ka deklaruar Zemaj.





