Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për ngushëllime tek familja Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini. I ndjeri Qerkini, ishte kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, njëherësh edhe përfaqësues i shoqatës së familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Qerkini

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se Kurti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Qerkinit, teksa tha se ai do të kujtohet si shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës dhe simbol të forcës dhe durimit të prindit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

