LAJME

Kryeministri Kurti uron Kurban Bajramin: Solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm

Kryeministri Kurti uron Kurban Bajramin: Solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2022, 08:02

Kryeministri i Kosovës Abin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm

“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, ka ashkruar kryeministri Kurti.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika