Kryeministri Kurti u prit nga komandanti i KFOR-it

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|21 Prill 2021
Kryeministri Kurti u prit nga komandanti i KFOR-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë pritur sot në takim nga komandanti i Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) Gjeneralmajori Franco Federici, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Takimi është zhvilluar në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezentimit me njëri-tjetrin.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika