LAJME

Një aksident fatal, 60 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 gjoba – bilanci i Policisë për 24 orët e fundit

Një aksident fatal, 60 aksidente dhe mbi 1 mijë e 700 gjoba – bilanci i Policisë për 24 orët e fundit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 11:58

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku dhe mbi 1,700 tiketa të shqiptuara.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe është regjistruar 1 aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.

Po ashtu, janë raportuar edhe 33 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,702 tiketa trafiku.

Sa i përket rasteve të arrestimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika