LAJME

Ambasadori i BE-së uron Shiroka-Pulën: Presim ta afrojmë Kosovën më pranë BE-së

Ambasadori i BE-së uron Shiroka-Pulën: Presim ta afrojmë Kosovën më pranë BE-së
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 10:55

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Schuebel ka shprehur shpresën për stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional në Kosovë.

“Urimet e mia të sinqerta për presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Me shpresën për një stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional, mezi pres të punoj me të, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”- ka shkruar Schuebel.

Justina Shiroka-Pula, do të inaugurohet si presidente të mërkurën në orën 15:00, në oborrin e Presidencës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika