Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e 115-të Qeverisë mes tjerash kanë miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.
Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Qeveria ka ndarë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.





