LAJME

Kryeministri Kurti: Gjykata Komerciale do të ofrojë mjedis të favorshëm për biznes në Kosovë

Kryeministri Kurti: Gjykata Komerciale do të ofrojë mjedis të favorshëm për biznes në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2022, 09:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se trajtimi ndaj investuesve të huaj dhe Gjykata Komerciale që është në themelim e sipër, do të ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe për të bërit biznes në Kosovë.

Ketë e ka thënë kryeministri Kurti gjatë takimit me guvernatorin e Massachusettsit, Charles Baker.

“Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, kryeministri Kurti tha se rinia e talentuar, rritja ekonomike, e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Bruto Produktit Vendor, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kurti duke folur për klimën tërheqëse për investime, e ka cekur sektorin e teknologjisë informative.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika