- Reklama -

Kryeministri fton qytetarët të vazhdojnë të kontribuojnë për Fondin e Sigurisë

Kryeministri Albin Kurti, të hënën, nga foltorja e Kuvendit, iu ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin për siguri.

Këtë thirrje e ka bërë gjatë prezantimit të Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, ku tha se krahas rritjes së buxhetit për FSK-në po shtohen edhe mjetet nga qytetarët, të grumbulluara në Fondin e Sigurisë.

- Reklama -

Ai ka thënë se krahas rritjes se buxhetit dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kane pershoejtuar blerjet ushtarake dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Kemi krijuar linja të reja të furnizimeve me sisteme të armatimit në mënyrë të drejtpërdrejt shtet më shtet, duke shkurtuar kohën e furnizimit dhe koston financiare”, ka thënë Kurti.

Fondi i Sigurisë është krijuar më 1 mars me qëllim që të mblidhen mjete nga qytetarët e bizneset për të rritur buxhetin për ushtrinë e Kosovës.

Kurti ka thënë po ashtu se vendi synon anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe në mekanizma të tjerë të sigurisë.

Sipas Kurtit, është duke u punuar edhe për aplikim për marrje të statusit të vendit kandidat për në BE.

Por pas fjalimit të Kurtit ka reaguar kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha i cili ka thënë se ky dokument është i dobët. Ai ka thënë se ky dokument ka ardhur i gatshëm dhe Komisioni nuk ka qenë i njoftuar për përmbajtjen.

“Qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë dokument, nga unë personalisht”, ka thënë ai. Sipas tij dokumenti mund të përngjajë në një fjalim të kryeministrit, por jo si një strategji.

“Një vend që ka vend fqinj një që e paraqet edhe në Kushtetutëe dhe nuk e përfshin këtë çështje në strategji është gabim i madh”, ka thënë Berisha.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkoi që të paraqesë raportin e Komisionit e jo qëndrimin e tij si deputet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort