LAJME

Kryediplomatja gjermane arrin në Kosovë (VIDEO)

Kryediplomatja gjermane arrin në Kosovë (VIDEO)
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2022, 18:00

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Baerbock u prit në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, njofton Klankosova.tv.

Baerbock do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.

Ndërsa me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomatja gjermane do të takohet në orën 17:30.

Me kryeministrin Albin Kurti, Baerbock do të ketë konferencë të përbashkët për media në 18:30, në ndërtesën e qeverisë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika