LAJME

Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, viziton këtë javë Kosovën e vendet e rajonit

Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, viziton këtë javë Kosovën e vendet e rajonit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2022, 11:04

Gjatë kësaj vizite ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.

Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve, si dhe do të takojë përfaqësuesit e turqve, shkruajnë mediat turke.

Ndërkaq, më 16 qershor ai planifikon të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takojë përfaqësuesit e komunitetit turk të këtij shteti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika