LAJME

Kryediplomati gjerman tregon arsyen e vizitës në Kosovë

Kryediplomati gjerman tregon arsyen e vizitës në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Prill 2021, 16:06

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka treguar arsyen e vizitës së tij sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd.

Siç shkruan kryediplomati gjerman, e gjithë kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

“Askush në Evropë nuk ka mbetur i paprekur nga sukseset apo dështimet e vendit fqinj. Fakti që ne mund ta ndajmë progresin e vaksinimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është moment kyç në luftimin e virusit”.

“Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika