LAJME

Kryediplomatët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Bruksel më 3-4 prill

Kryediplomatët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Bruksel më 3-4 prill
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2025, 14:04

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen për një takim në Bruksel në fillim të muajit të ardhshëm, tha në një deklaratë të mërkurën zyra e shtypit e aleancës.

“Ministrat e Punëve të Jashtme Aleate do të takohen në selinë e NATO-s në Bruksel më 3-4 prill 2025”, thuhet në deklaratë. Takimet do të drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Agjenda e takimit të paralajmëruar të kryediplomatëve të NATO-s nuk është bërë e ditur në deklaratë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika