LAJME

Krushë e Madhe: Arrestohet një person për bixhoz

Krushë e Madhe: Arrestohet një person për bixhoz
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shkurt 2023, 09:21

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm të mërkurën.

Në fshatin Krushë e Madhe, Rahovec, është arrestuar i dyshuari B. B., si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, njoftoi policia.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika