Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SHA ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesën e faturave të papaguara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk e përmbushin obligimin financiar.
Në njoftimin e bërë publik, kompania thekson se pagesat mund të kryhen në sportelet e ujësjellësit, në banka ose përmes platformave elektronike të pagesave.





