Home LAJME KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se do të realizohen punime në rrugën Kobaj – Grazhdanik

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se do të realizohen punime në rrugën Kobaj – Grazhdanik

0
KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se do të realizohen punime në rrugën Kobaj – Grazhdanik

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se në rrugën nga fshati Kobaj drejt fshatit Grazhdanik, do të realizohen punime për zëvendësimin e segmentit të gypit në gjatësi prej 200 metrash.

Sipas KRU-së, ky intervenim është i domosdoshëm, pasi gjatë 10 ditëve të fundit në këtë pjesë të rrjetit janë kryer mbi katër ndërhyrje për shkak të defekteve të përsëritura.

Si rezultat, bëhet e ditur se gypi ekzistues është amortizuar, dhe për të siguruar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë, do të bëhet rehabilitimi i këtij segmenti.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj gjatë periudhës së punimeve. Ekipet tona do të jenë në terren deri në përfundimin sa më të shpejtë të punimeve”, shkruan në fund “Hidroregjioni Jugor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here