LAJME

KRU ”Hidroregjioni Jugor” njoftim për lagjet që kanë mbetur pa furnizim të ujit në Prizren

KRU ”Hidroregjioni Jugor” njoftim për lagjet që kanë mbetur pa furnizim të ujit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2024, 12:02

KRU ”Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët se për shkak të një defekti në gypin 300mm tek restorant ”Natyra”, disa lagje të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim të ujit. Ata kanë bërë të ditur se me sanimin e defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Njoftim për konsumatorë

Si pasojë e një defekti në gypin 300mm tek restorant “Natyra” pa furnizim të ujit kanë mbetur këto lagje:

Rr. “Nëna Tereza”

Rr. “Fahredin Hoti” pjesërisht

Rr. “Flamuri”

Rr. “Muhaxherëve”

Rr. “Murat Kabashi”

Lagjja Bazhdarhane pjesërisht

Lagjja Petrova si dhe rrugët afër saj

Me sanimin e defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë. Ju falenderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e KRU ”Hidroregjioni Jugor”./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika