LAJME

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren të hënën mban konferencë për media pas deklaratave të kryetarit Totaj

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren të hënën mban konferencë për media pas deklaratave të kryetarit Totaj
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2025, 16:25

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media të hënën.

Sipas njoftimit, qëllimi i konferencës është informimi i opinionit publik lidhur me deklaratat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë konferencës së sotme për media.

Në komunikatën për media, “Hidroregjioni Jugor” i ka cilësuar këto deklarata të kryetarit Totaj si “dezinformata dhe shpfije” ndaj KRU-së.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka mbajtur një konferencë për media, gjatë së cilës ka kritikuar KRU-në për çështjen e furnizimit me ujë në komunën e Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika