Gjatë javës së kaluar, ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. në Njësinë e Prizrenit njoftojnë se kanë evidentuar gjithsej 6 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.
“Lidhjet e paautorizuara janë të kundërligjshme dhe dëmtojnë furnizimin e rregullt me ujë, shkaktojnë humbje në rrjet dhe ndikojnë në cilësinë e shërbimeve për të gjithë konsumatorët.” – thuhet në njoftim.





