Lufta Rusi – Ukrainë ka krijuar krizë globale dhe rritje të çmimeve për shumë produkte në tregun ndërkombëtar e në veçanti të derivateve të naftës.
Rritjen e çmimeve po e përjeton edhe Kosova, sidomos të naftës, e cila pritet të rritet ende.
Por ky del të mos jetë problemi i vetëm për Kosovën, pasi tash e tutje do të ketë problem edhe me importin e derivateve pasi kompania nga Shqipëria Kastrati Group ka ndërprerë furnizimin me naftë për kompanitë kosovare të derivateve.





