Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri tha të premten më 27.12.2024, se Sistemi Elektroenergjetik në Kosovë është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme, si rezultat, ndër të tjera, sipas tij, edhe i ‘zhvillimit ekonomik në vend në vitet e fundit’.
Këtë deklaratë Zeqiri e tha pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe përfaqësuesin e KEDS-it, Bujar Jupaj.
Takimi ndodhi pasi disa Komuna të Kosovës, tash e disa ditë, janë duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Ai e përsëriti dy herë, gjatë deklaratës së tij, se aktualisht Kosova nuk është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, por me mbingarkesë!
“Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, prodhimi është në maksimum. Ne po operojmë në katër blloqe dhe përveç një blloku, që nuk është në funksion, katër blloqe janë duke punu në maksimum. Po ashtu, KESCO si përgjegjës p
ër furnizim të mungesës është duke e importu energjinë e munguar dhe KOSTT është duke i shfrytëzu të gjitha kapacitetet e tij balancuese me Shqipërinë, që e kemi në dispozicion”.Por, sa është duke prodhuar e sa është duke importuar aktualisht Kosova?Sipas kryetarit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, vetëm gjatë muajit dhjetor 2024, Kosova ka importuar energji elektrike 35 milionë euro.Sipas tij, piku i konsumit aktualisht ka arritur në mbi 1 mijë e 400 mgW/h, ndërsa kapaciteti i Kosovës është maksimumi rreth 900 mgW/h, që i bie se pjesa tjetër importohet.“Sa për informatën tuaj, ta zëmë, piku maksimal gjatë sezonit të verës nuk e kalon 720. Tani, e kemi mbi 1 mijë e 400 e diçka. Nëse e krahasojmë konsumin e energjisë elektrike, në raport me vendet europiane, ne jemi pothuajse kampion në Europë, për shkak të konsumit.” – ka thënë Fejzullahu për KALLXO.com.“… tani ka arritur konsumi mbi 1 mijë e 400 mgW/h.
Në maksimum shkojmë ta zëmë 800-900. Varet qysh janë njësitë gjeneruese në prodhim, po mesatarisht janë rreth 700. Pothuajse edhe aq, ne do ta importojmë energjinë elektrike.”Zejnullahu tha se “do të kishte mirëkuptim nëse kjo kërkesë e lartë do të vinte si shkak i zhvillimit ekonomik”. Por, sipas tij, konsumatorët kanë kaluar nga alternativat e tjera në konsumin e energjisë elektrike, për t’u ngrohur.
“Do të kishim pasur mirëkuptim nëse kjo kërkesë do të vinte për shkak të një, si me thënë, një zhvillimi ekonomik. Edhe do të ishte e mirëseardhur edhe pse kemi rritje të konsumit për shkak të bizneseve të reja. Mirëpo, për ne është e papërballueshme, meqenëse një numër i madh i konsumatorëve ka kaluar prej alternativave të tjera të sipërfaqeve ngrohëse në konsum të energjisë elektrike.”