Home LAJME Krasniqi pas takimit me Kurtin: Të zhbllokohet sa më shpejt kjo situatë

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Të zhbllokohet sa më shpejt kjo situatë

0
Krasniqi pas takimit me Kurtin: Të zhbllokohet sa më shpejt kjo situatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me ftesë të këtij të fundit.

“Ju njoftoj se e kam përfunduar takimin me kryetarin e VV-së, deputetin Albin Kurti, kemi shkëmby idetë dhe diskutimet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i thash qëndrimin tim dhe atë të PDK-së që ju i dini“, tha Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se PDK-ja nuk i heziton asnjëherë dialogut, por tregoi se nuk ka pasur ndonjë avancim në takimin që pati me Kurtin.

“Kurtit i thashë se është mirë të propozojë tjetër kandidat. Ne jemi të interesuar ta zhbllokojmë këtë situatë. Ne nuk japim propozime. I takon atij (Kurtit) me dhënë propozime. Nuk besoj që ka ndryshuar si situatë (as pas takimit). PDK-ja asnjëherë nuk i heziton dialogut. Ne paraqesim qëndrimet tona”, ka thënë kryetari i PDK-së, i cili shtoi se pozita e nënkryetarëve nuk është as afërsisht e krahasueshme me kryeparlamentarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here