LAJME

Krasniqi: Në marrëveshje mungon njohja e ndërsjellë

Krasniqi: Në marrëveshje mungon njohja e ndërsjellë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2023, 17:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Krasniqi bëri të ditur se ai dhe Guerot diskutuan për situatën aktuale politike dhe zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutuam rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë i pari i PDK-së.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët tanë ndërkombëtarë, gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka shkruar Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika