- Reklama -

Krasniqi: Lajçaku tha se drafti i Asociacionit është në pajtim me Kushtetutën, ne s’e pamë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se takimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ishte informues.

Sipas tij, Lajçaku i ka informuar për hapat që ka ndërmarrë BE-ja, duke shtuar se ai e ka shprehur qëndrimin e BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe.

- Reklama -

“Ne fatkeqësisht nuk patëm mundësinë që ta konsultojmë tekstin integral”, ka theksuar Krasniqi.

“Ne besojmë që duhet të ketë vendosmëri më të madhe për të shkuar përpara në proces, por mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë sepse nuk po flasim veç për një marrëveshje në mesin e dhjetëra marrëveshjeve që janë diskutuar e nënshkruar në të kaluarën, por po flasim për një nga pjesët më kontroverse që janë diskutuar e kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë. Në këtë kuadër është për t’u kritikuar Qeveria për mungesë të plotë të transparencës për qytetarët dhe përfaqësuesve politikë, sepse është e pamjaftueshme të thuhet se ky draft është apo nuk është në pajtim me Kushtetutën pa i lexuar nga një perspektivë e ekspertizës kushtetuese të gjitha nenet dhe tekstin integral të marrëveshjes. Kam kërkuar nga Lajçaku që sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet. Kjo nuk është qasje e drejtë sidomos pas sulmit të 24 shtatorit”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se shqetësimet vazhdojnë pasi nuk i kanë parë ende detajet e tekstit.

Krasniqi ka deklaruar se vijat e kuqe të Kosovës kanë qenë të qarta që nga viti 2013, që Asociacioni të mos krijojë nivel të ri të pushtetit.

Sipas tij, këto janë qëndrime të konfirmuara dhe të tillat i ndalon edhe Kushtetuta.

Krasniqi ka folur edhe për ofrimin e mbrojtjes së afërt nga Policia, për të cilën ka thënë se është bërë pas zhvillimeve dhe situatën e përkeqësuar në veri të vendit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort