LAJME

Krasniqi i AAK-së: Kufizimi i shpenzimeve për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jetë alarm jo vetëm për avokatët mbrojtës, por për secilin qytetar

Krasniqi i AAK-së: Kufizimi i shpenzimeve për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jetë alarm jo vetëm për avokatët mbrojtës, por për secilin qytetar
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2024, 17:00

Krasniqi i AAK-sëKufizimi i shpenzimeve për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jetë alarm jo vetëm për avokatët mbrojtës, por për secilin qytetar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, Besnik Krasniqi, përmes një reagimi ka thënë se pa mbrojtje meritore, nuk mund të mbrohet as pastërtia e luftës. Kur kontestohet lufta, i humb kuptimi shtetit.

“Bashkëluftëtarët në Hagë meritojnë më shumë sesa numërim i parave të dhëna për mbrojtjen e tyre, të siguruar me ligj. Atje nuk janë si përfaqësues partish, por si drejtues të luftës sonë historike për liri.

Historitë një herë shkruhen dhe nuk mund t’i zhbëjë askush, aq më pak ata që nuk vendosën asnjë gur në themelet e lirisë.

Lufta për liri ishte e shenjtë, ashtu siç duhet të jetë përpjekja për ta dëshmuar pastërtinë e luftës”, ka shkruar Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika