Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka reaguar pas rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve, raporton Gazeta Blic.Krasniqi thotë se analiza e IKSHPK-së më shumë po i ngjan një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional.Tutje ai potencon se si mund t’i besohet IKSHPK-së kur vetë qeveria e akuzoi se ka bërë rekomandime të gabuara për hapje gjatë verës.
Krasniqi: Analiza e IKSHPK-së për shtyrjen e zgjedhjeve i ngjan një pamfleti partiak

“Sot, IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuata se si të zhvillohet fushata e të organizohen zgjedhjet në kohë të pandemisë” shkruan Krasniqi.Reagimi i plotë:Analiza “profesionale” e IKSHPK-së më shumë po i ngjanë një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional. Nuk përmbanë asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve. Për më tepër, po bije në kundërshtim edhe me shifrat që një ditë më parë na i prezantojë Kryeministri për përmirësim të gjendjes me pandeminë.
Si mund t’i besojmë parashikimeve të IKSHPK-së për dy muajt e ardhshëm, e cila u akuzua nga kjo Qeveri se ka bërë rekomandime të gabuara për hapjen gjatë verës, si dhe ka llogaritut gabimisht që diaspora do të vije e vaksinuar?!
S
ot, IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuata se si të zhvillohet fushata e të organizohen zgjedhjet në kohë të pandemisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

