KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 12, 2026
KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë gjë KQZ-në.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për RTKlive se vetëm pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar.

Sipas tij, shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.

Ai ka sqaruar se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP dhe më pas, çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.

 

 

Elezi tha se KQZ-ja është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika