Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shtunën, në orën 11:00, të mbajë mbledhjen ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.
Ky zhvillim vjen pasi Gjykata Supreme ka refuzuar sot ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave brenda subjektit të tyre politik.
Me këtë vendim, është hapur rruga për përmbylljen e procesit zgjedhor nga KQZ.





