LAJME

KQZ-ja shkarkon përfaqësuesit e subjekteve politike në KKZ-në në Prizren

KQZ-ja shkarkon përfaqësuesit e subjekteve politike në KKZ-në në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2026, 13:14

KQZ-ja ka vendosur për shkarkimin e përfaqësueseve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Nga rinumërimi i deritashëm Prizreni ka dalë komuna me mospërputhjet më të mëdha. Me rinumërimin e 98 për qind të kutive, rezulton se kandidatëve të PDK-së u janë shtuar rreth 19 mijë vota që nuk i kanë marrë nga qytetarët.

Përfituesi më i madh nga ky keqnumërim është kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi. Nga 14 mijë e 606 vota sa kishte para rinumërimit, atij i kanë mbetur 8 mijë e 596. Dallimi prej 6 e 10 votash nënkupton se më shumë se 40 për qind e votës së tij ishte rezultat i abuzimit gjatë numërimit.

Në Prizren, nga PDK-ja kanë përfituar edhe Nait Hasani me 3 mijë e 409 vota, Kujtim Gashi me 2 mijë e 360, Luljeta Veselaj-Gutaj me 2 mijë e 102 dhe Arianit Çollaku me 1 mijë e 684 vota të gjithë këta kandidatë nga kjo komunë. Nën një mijë vota kanë përfituar edhe Fadil Demaku e Enver Hoxhaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika