Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e forcave të rendit.
“Pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, tha Elezi.





